Me mbështetjen e AZHBR-së, Berti shtoi fermën me 100 krerë të imta

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Berti nga fshati Karbunarë i Fierit, është kthyer nga emigrimi 15 vite më parë dhe zgjodhi që prej asaj kohe, të krijonte tufën e vogël me 7-8 krerë dele.

Me dëshirën për t’u zhvilluar e shtoi tufën dhe sot ka rreth 100 krerë.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca bën të ditur se, “Berti është mbështetur nga AZHBR nëpërmjet Skemës Kombëtare, për tufën bazë të matrikulluar”.

“Ndërsa, qumështin e tregton i sigurt në kompanitë e përpunimit të mbështetura po nga AZHBR. Një urë bashkëpunimi që funksionon zinxhir”, tha Krifca.

Berti tregon se sheh njerëz që po i kthehen tokës dhe se fshati i tij Stan-Karbunarë, që dikur kishte orientim emigrimin, ka ndryshim, dhe po qaset ndaj zhvillimit me njerëz që po investojnë në zonë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.