Agjencia Telegrafike Shqiptare

BRUKSEL – 300 trupa të NATO-s përreth Afganistanit për të ndihmuar evakuimet

BRUKSEL, 9 shtator /ATSH-DPA/ – Rreth 300 ushtarë të NATO-s për reagimin ndaj krizës janë vendosur përreth shteteve fqinje me Afganistanin për të ndihmuar njerëzit që po presin të evakuohen, theksoi një zyrtar ushtarak i aleancës.

Forca e Reagimit e NATO-s u aktivizua për herë të fundit rreth 16 vjet më parë për të siguruar ndihmë humanitare pas uraganit Katrina në SHBA dhe për të ndihmuar pas një tërmeti të madh në Pakistan.

Sipas të njëjtit zyrtar, stafi është i vendosur në vende të ndryshme ku strehohen refugjatët në Evropë.

”Më shumë se 20 nga 30 vendet e NATO-s po kontribuojnë në këto përpjekje në një formë ose në një tjetër”, shtuan burimet.

Për më tepër, qindra personel i NATO-s po mbështet operacionin nga qendrat rajonale të komandës dhe selitë e Aleancës në Bruksel.

Rreth 2 000 afganë që punojnë për NATO-n ose familjet e tyre u evakuuan muajin e kaluar pas marrjes nën kontroll të talebanëve.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version