Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, 8 shtator 2021

TIRANË, 8 shtator/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në  pjesën jugore dhe verilindore, lokalisht reshje shiu  në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje  me shpejtësi mesatare 1 deri 7 m/sek, hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 10m/sek, shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:  

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/30 diell re
Kukës 11/25 diell re shi
Lezhë 20/28 diell re
Dibër 11/26 diell re
Durrës 16/28 diell re
Tiranë 19/30 diell re
Elbasan 15/29 diell re
Berat 14/31 diell re
Vlorë 17/29 diell re shi
Korçë 11/21 diell re shi
Gjirokastër 11/29 diell re
Sarandë 14/29 diell re shi

  

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version