Siguria ushqimore, 168 kontrolle dhe 42 masa administrative ndaj bizneseve

TIRANË, 7 shtator/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bën të ditur se ka kryer 168 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme.

Sipas AKU-së, gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 42 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.

Referuar planit vjetor të marrjes së mostrave me bazë risku janë marrë 20 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.