Agjencia Telegrafike Shqiptare

Meloditë në celularë po dalin nga moda

LOS ANXHELES, 7 shtator /ATSH-MIA/ – Studimet e vazhdueshme tregojnë se meloditë në celularë po zhduken.

”Shkarkimet e aplikacioneve të tilla kanë rënë me një të katërtën vitet e fundit”, sipas ”Sensor tower”.

Kjo ndodh rreth një dekadë e gjysmë pas shfaqjes së tingullit legjendar ”Crazy frog” i cili në vetëm 12 muaj u solli krijuesve të tij 40 milionë sterlina.

Analizat tani tregojnë se përdoruesit në Britaninë e Madhe që instalojnë aplikacione melodie ranë me 20 për qind midis 2016 dhe 2020, nga 4,6 milionë në 3,7 milionë njerëz.

Ky trend shpjegohet me lloje të reja të konsumit tek të rinjtë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version