TIRANË, 6 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Moti i vranët parashikohet kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Paqëndrueshmëria e motit do të shoqërohet edhe me reshje shiu. Gjatë ditës sot në zonën e jugut dhe pjesërisht atë të qendrës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
