TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj theksoi sot rolin që luan industria tekstile ekonomi teksa bëri të ditur se kontribuon me 38% në totalit të eksporteve dhe angazhon 45% të forcës punëtore.
Denaj tha se objektiv është zgjerimi më tej drejt tregjeve të reja dhe mbyllja e plotë e ciklit.
“Falë avantazheve të tilla si pozicioni gjeografik i vendit, kuadri ligjor me standardet e BE-së, kosto e ulët e transportit dhe infrastructures, fuqisë punëtore, e gatshme për të punuar në këtë sektor, por edhe investimeve të larta të kompanive në makineri dhe pajisje, vitet e fundit kemi zgjerim të eksporteve drejt tregjeve të reja dhe disa kompani po shkojnë drejt mbyllje së plotë të ciklit”, deklaroi Denaj.
