Nis regjistrimi i maturantëve fitues të raundit të parë në Akademinë e FA-ve

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Në Akademinë e Forcave të Armatosura ka filluar regjistrimi i maturantëve që janë pjesë e listës së fituesve të raundit të parë, për të ndjekur studimet bachelor në programet “Shkenca Ushtarake”, “Teknologji Informacioni” dhe “Navigim Detar” në fushën e mbrojtjes.

Ministra e Mbrojtjes bën të ditur se regjistrimet për fituesit e raundit të parë fillojnë nga data 2 shtator deri në 15 shtator.

Procesi i regjistrimit është i ndarë në 7 faza 48-orëshe.

“Rikujtojmë maturantët që të tregohen të kujdesshëm me zbatimin e afateve të regjistrimit. Në rastin e mosregjistrimit brenda 48 orëve, ju e humbisni të drejtën e regjistrimit në programin ku jeni përzgjedhur”, informoi ministria. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.