Siguria ushqimore, 156 kontrolle dhe 36 masa ndaj bizneseve

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer sot 156 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme.

AKU ka njoftuar se gjatë kontrolleve zyrtare në operatorë të biznesit ushqimor janë dhënë 36 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.

“Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit”, informon AKU.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.