UASHINGTON, 3 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi ushtarët e plagosur në spital, deklaroi Shtëpia e Bardhë.
Biden vizitoi trupat në Spitalin Ushtarak Bethesda Walter Reed pranë Uashingtonit të enjten në mbrëmje, i shoqëruar nga Zonja e Parë Jill Biden.
Një nga arsyet që Biden dha për të vendosur tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani ishte se ai nuk donte të dërgonte më shumë breza amerikanë atje në luftë.
Biden ka një marrëdhënie të veçantë me ushtarët dhe ushtrinë. Djali i tij Beau, i cili vdiq nga një tumor i trurit në 2015, ishte oficer në Irak në 2008/2009.
Kur Biden njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani në prill, ai vuri në dukje se ai ishte presidenti i parë në 40 vjet që e dinte se çfarë do të thoshte të kesh një fëmijë që shërbente në një zonë lufte. /os/
