UASHINGTON, 31 gusht /ATSH-DPA/ – SHBA-ja e ka vendosur Gjermaninë në kategorinë e saj të dytë më të lartë të rrezikut për udhëtimet jashtë vendit, për shkak të shkallës së COVID-19 atje, që do të thotë se udhëtarëve po u kërkohet të rishqyrtojnë udhëtimin e tyre jashtë vendit.
Departamenti Amerikan i Shtetit shton se rreziku i infektimit me covid-19 mund të jetë më i ulët për plotësisht të vaksinuarIT.
Ndryshimi i statusit vjen një ditë pasi Bashkimi Evropian rekomandoi shtrëngimin e kufijve për udhëtarët nga SHBA-ja, për shkak të përkeqësimit të situatës së COVID-19 atje.
Sidoqoftë, këto ndryshime nuk kanë pasoja për udhëtarët nga SHBA-ja në Gjermani, megjithëse ata që nuk janë të vaksinuar ose shëruar nga COVID-19 duhet të kalojnë pesë deri në 10 ditë në karantinë.
Udhëtimi në drejtimin tjetër, megjithatë, është kryesisht i ndaluar./ /ervo/
