Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOTO-Fundjava e fundit e gushtit, fluks vizitorësh në Ujërat Termale të Bënjës

TIRANË 30 gusht /ATSH-I.Vata/ Ujërat Termale të Bënjës, 13 km larg qytetit të Përmetit, tërhoqën një numër të lartë vizitorësh në fundjavën e fundit të gushtit.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër bën të ditur se, “fluks vizitorësh që zgjodhën Përmetin për të kaluar këtë fundjavë të fundit të gushtit në thesarin natyror të tij, Ujërat Termale të Bënjës (Monument Natyre)”.

Specialistët e ADZM Gjirokastër ndodhen aty për të dhënë informacion dhe mbështetje si dhe pastrojnë ambientin nga mbetjet urbane, të lëna nga vizitorët.

Ujërat Termale të Bënjës janë një nga resurset natyrore më të çmueshme. Ato ndodhen rreth disa km nga Përmeti. Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla që formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni Lengaricës dhe Ura e Katiut.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version