Agjencia Telegrafike Shqiptare

Sigurimet, 3 100 shtetas shqiptarë jashtë vendit përfitojnë nga marrëveshjet dypalëshe

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ 3 100 shtetas shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë jashtë territorit të vendit kanë përfituar nga marrëveshjet dypalëshe, të lidhura në fushën e mbrojtjes shoqërore, me vende të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm.

Kështu bëri të ditur sot ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj.

“Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nënshkruar 10 marrëveshje dypalëshe në fushën e sigurimeve shoqërore, duke siguruar mbrojtjen shoqërore për qytetarët shqiptarë që jetojnë në këto vende”, – tha Denaj.

Shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore janw Turqia, Belgjika, Hungaria, Luksemburgut, Maqedonia e Veriut, Republika Çeke, Republika Federale e Gjermanisë, Austrisë, etj.

Ndërkohë që është në proces për marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me Holandën, Kroacinë, Rumaninë, Greqinë, Francën dhe Italinë./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version