Rezerva valutore, Banka e Shqipërisë bleu 4 milionë euro

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Banka e Shqipërisë bleu 4 milionë euro në ankandin e radhës të kësaj jave të parashikuar në programin vjetor të blerjeve të euros në tregun valutor.

Të dhënat e ankandit të fundit tregojnë se Banka e Shqipërisë në muajin korrik bleu në total 10.7 milionë euro.

Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë bëhen në funksion të menaxhimit të rezervës valutore dhe nuk kanë për qëllim të ndikojnë kursin e këmbimit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të qershorit rezerva valutore kishte vlerën e 3.9 miliardë eurove.

Për këtë vit janë planifikuar 14 ankande dhe në total, shuma e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë është deri në 84 milionë euro. /a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.