Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e diel 22 gusht 2021

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në mesditë ne zonat malore lindore dhe në pjesën jugore.

Era me drejtim veriperëndim-verilindje  me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare,kryesisht atë jugore era  fiton shpejtësi deri në 15 m/sek. Valëzimi në det parashikohet i forcës 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/36 diell
Kukës 17/33 diell re
Lezhë 17/35 diell
Dibër 14/35 diell re
Durrës 18/36 diell
Tiranë 19/35 diell
Elbasan 17/37 diell re
Berat 14/36 diell re
Vlorë 19/34 diell
Korçë 15/32 diell re
Gjirokastër 16/38 diell
Sarandë 17/34 diell re

 

 

                                                               

                 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version