LONDËR, 18 gusht /ATSH-DPA/ – Rreth 20 000 afganë do të mirëpriten në Britaninë e Madhe, pasi qeveria zbuloi detajet e një skeme për të siguruar strehë për ata që rrezikohen më shumë nga persekutimi nga talebanët.
Nga frika e krijuar për persekutimin e afganëve që kanë punuar kundër talebanëve, qeveria britanike ka bërë thirrje për rritjen e përpjekjeve për pritjen e atyre që dëshirojnë të largohen nga vendi i përfshirë nga kaosi.
Kryeministri Boris Johnson ka premtuar se deri në 5 000 afganë mund të gjejnë strehim në Britaninë e Madhe që këtë vit dhe deri në 20 000 për një afat më të gjatë.
“Ne i detyrohemi një borxh mirënjohjeje për të gjithë ata që kanë punuar me ne për ta bërë Afganistanin një vend më të mirë gjatë 20 viteve të fundit”, deklaroi Johnson.
“Shumë prej tyre, veçanërisht gra, tani kanë nevojë urgjente për ndihmën tonë. Unë jam krenar që vendi im ka qenë në gjendje për të ndihmuar ato dhe familjet e tyre të jetojnë të sigurt në Britaninë e Madhe”, theksoi ai./ a.jor.
