Siguria ushqimore, 146 kontrolle, asgjësohen 26 tonë produkte ushqimore

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Trupat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) kryen sot 146 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme.

Sipas AKU-së, gjatë kontrolleve zyrtare në operatorë të biznesit ushqimor janë dhënë 32 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë marrë 14 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme. Ndërsa janë asgjësuar 26.229 tonë produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.