Agjencia Telegrafike Shqiptare

Portofoli i kredisë për agrobiznesin u rrit me 33%

TIRANË, 16 gusht /ATSH/ Kreditimi i agrobiznesit u rrit në shumën e 3.2 miliardë lekëve në fund të vitit të kaluar, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, portofoli i huadhënies për këtë sektor u rrit me 33% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa u disbursuan 793 hua të reja për agrobiznesin, 34% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Bujqësia dhe agrobiznesi janë ndër sektorët më potencial të ekonomisë së vendit, ku ekzistojnë mundësi të mëdha për të përfituar edhe nga skemat mbështetëse që ofron qeveria apo bankat e zhvillimit për nxitjen e haudhënies.

Bankat tregtare kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë dhe institucione financiare për rritjen e financimit për një bujqësi të qëndrueshme për një shumë totale prej më shumë se 5 miliardë lekësh.

Ndërsa që prej vitit 2018 qeveria përmes AZHBR-së, nëpërmjet programit IPARDII ka injektuar mbi 100 milionë euro investime në sektorin e bujqësisë nga të cilat 44 milionë euro janë dhënë grant për fermerët dhe agrobiznesin. /a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version