Agjencia Telegrafike Shqiptare

COVID-19 – BM heq karantinën për të vaksinuarit

LONDËR, 16 gusht /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe ka ndërmarrë një hap të ri drejt kthimit në normalitet, duke hequr karantinën për të vaksinuarit në rast kontakti me të infektuar me COVID-19.

Duke u bazuar në suksesin e fushatës së vaksinimit (më shumë se tre të katërtat e të rriturve të vaksinuar plotësisht), qeveria e Boris Johnson hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e fundit në fuqi në mes të korrikut, të tilla si mbajtja e maskës, distancimi fizik.

Nga sot, në Angli, rast kontakti me persona me COVID-19 të vaksinuarit plotësisht (dhe të miturit) nuk do të duhet të qëndrojnë më në shtëpi, por do të rekomandohen të mbajnë një maskë dhe t’i nënshtrohen një testi PCR.

Një masë e ngjashme do të zbatohet në Irlandën e Veriut, ndërkohë që rregullat e karantinimit janë zbutur kohët e fundit në Skoci dhe Uells./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version