TIRANË, 15 gusht/ ATSH/ Në zinxhirin e qendrave shëndetësore verore, stafet tona mjekësore po garantojnë shërbim shëndetësor 24/7 për pushuesit në zonat turistike, nga veriu në jug.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli pamje nga puna me përkushtim e stafeve në qendrat shëndetësore verore në sezonin turistik.
Qytetarët shprehen të kënaqur me shërbimin, duke theksuar domosdoshmërinë e përkujdesit shëndetësor në zonat me dyndje të vizitorëve, për më tepër në kushtet e pandemisë në vijim.
Manastirliu ishte pak ditë më parë në qendrën shëndetësore verore Drimadhes në Dhërmi, një prej pikave që po përballon fluksin më të lartë gjatë këtij sezoni veror.
Ajo tha se mbi 29.000 vizita janë kryer falas në zonat turistike nga ekipe mjekësore të kualifikuara për pushuesit vendas dhe të huaj.
29 qendrat shëndetësore verore do të vijojnë të jenë të hapura 24/7 deri në fund të sezonit turistik. /j.p/