Agjencia Telegrafike Shqiptare

POLONI – Shpërbëhet koalicioni qeverisës

VARSHAVË, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Njëra nga tri partitë në pushtet në Poloni njoftoi sot daljen e saj nga koalicioni konservator-nacionalist, pas shkarkimit nga detyra e liderit të saj, Jaroslaw Gowin.

“Ne po largohemi nga qeveria me kokën lart, dorëheqja ime është fundi i së Djathtës së Bashkuar dhe rënia e koalicionit”, tha për gazetarët kreu i partisë Antente, pasi kryeministri Mateusz Morawiecki e shkarkoi atë nga posti i si zëvendëskryeministër.

Në njoftimin e dorëheqjes së tij, zëdhënësi i qeverisë kritikoi Jaroslaw Gowin për mungesën e punës së mjaftueshme në një reformë të madhe ekonomike.

Partia e Gowin ka 10 deputetë në dhomën e ulët të parlamentit dhe dorëheqja e tij mund të çojë në humbjen e shumicës së qeverisë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version