TIRANË, 10 gusht/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se dita e martë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.
Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/39 | diell |
| Kukës | 22/39 | diell |
| Lezhë | 21/39 | diell |
| Dibër | 19/37 | diell |
| Durrës | 23/38 | diell |
| Tiranë | 25/40 | diell |
| Elbasan | 23/41 | diell |
| Berat | 19/41 | diell |
| Vlorë | 24/39 | diell |
| Korçë | 19/36 | diell |
| Gjirokastër | 18/41 | diell |
| Sarandë | 20/37 | diell |
