Agjencia Telegrafike Shqiptare

Sezoni veror, ARRSH vijon punën për mirëmbajtjen e rrugëve

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar edhe këtë sezon veror është çdo ditë në terren.

Me gjithë shtimin e qarkullimit të mjeteve gjatë sezonit veror, ARRSH nuk e ka ndalur punën për të mbajtur në gjendje sa më optimale rrugët.

ARRSH thekson se, me mjete dhe punëtorë, pa penguar trafikun, u bë rregullimi i sinjalistikës, pastrimi i bimësisë në bankina, i mbetjeve urbane në trup të rrugës, i kanaleve, skarpateve dhe prerja e vegjetacionit.

“Çdo ditë në terren. Në të gjitha akset kombëtare, me mjete e punëtorë, pa penguar trafikun u bë rregullimi i sinjalistikës pastrimi i bimësisë në bankina, i mbetjeve urbane në trup të rrugës, i kanaleve, skarpateve dhe prerja e vegjetacionit”, thekson ARRSH në një postim në rrjetet sociale, teksa publikon edhe foto nga puna me mjete dhe punëtorë në akset rrugore kombëtare.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version