Zjarret, Peleshi: Parandalohet katastrofa në Lumin e Vlorës, nis ndërhyrja me helikopter në Karaburun

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rrezikun nga zjarret në zonën e Lumit të Vlorës.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot lajmin e mirë të parandalimit të katastrofës në zonën e Lumit të Vlorës.

Peleshi informoi po ashtu se, “në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim”.

Sipas tij, “ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe në Vithkuq (Korçë), në Mallakastër, në Tarabosh (Shkodër), Qerem (Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull (Delvinë) etj.”.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.