Shtohen forcat e ndërhyrjes e një helikopter për shuarjen e zjarrit në Gjorm, Rama: Prioritet evakuimi i banorëve

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Në fshatin Gjorm në zonën e Lumit të Vlorës forca të shumta të Forcave të Armatosura dhe zjarrëfikës po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit të aktivizuar gjatë ditës së sotme, që po rrezikon edhe banesat.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga puna për shuarjen e zjarrit në këtë zonë.

“Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjorm në zonën e Lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat”, është shprehur Kryeministri Rama.

“Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhrave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim”, ka theksuar kreu i qeverisë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.