Rrezikonin jetën nga dallgët e mëdha, dhjetëra pushues krijojnë “kordonin e shpëtimit” në Shëngjin


TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Dallgët e mëdha të detit kanë rrezikuar pasditen e sotme jetën e disa pushuesve në plazhin e Shëngjinit.

Falë ndihmës së pushuesve të tjerë, u arrit nxjerrja nga uji e personave të rrezikuar.

Në pamjet e publikuara shihet se si dhjetëra pushues që ishin në bregdet janë lidhur dorë për dore duke krijuar një kordon disa metra të gjatë, për të nxjerrë nga uji të gjithë personat e bllokuar.

Dhjetëra qytetarë formuan kordonin e shpëtimit, duke bërë të mundur daljen në breg të të gjithë atyre që kishin mbetur në ujë e që nuk arrinin të dilnin nga dallgët.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.