Rikonstruktohen pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Njësinë 5

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)


TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi sot pamje nga një prej pallateve në Njësinë Nr. 5 në kryeqytet, që pësoi dëme nga tërmeti, i cili është rikonstruktuar përmes programit të rindërtimit, duke përmirësuar jetën e banorëve.

“Çdo ditë një punë konkrete! Ashtu si 280 pallate në të gjithë Tiranën, edhe te Njësia 5 përfundoi me sukses rikonstruksioni i ambienteve të përbashkëta për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, për një qytet më të bukur e komunitet më të lumtur! Forca, sepse s’ka kohë për pushim”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkohë, procesi i rikonstruksionit të pallateve ka vijuar edhe në Njësitë e tjera, ku godinat patën dëme nga tërmeti i 26 nëntorit. Kujtojmë se fill pas tërmetit, Bashkia e Tiranës nisi dhënien e bonusit të qirasë për familjet e prekura dhe që i përkisnin kategorisë DS4 dhe DS5, ndërkohë që për DS1, DS2 dhe DS3, financoi rehabilitimin e dëmeve nga vetë pronarët e banesave.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.