Rama falënderon heronjtë e forcave ushtarake e civile: Po përballen me përkushtim e profesionalizëm me zjarret

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka falënderuar heronjtë e forcave ushtarake e civile të cilët prej ditësh janë në terren për shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë vendin.

Rama thekson se ata po përballen me përkushtim të lartë dhe profesionalizëm me vatrat agresive të zjarrit të cilat kanë ndezur jo vetëm Mesdheun.

“MIRËMËNGJES, me një falenderim të madh për heronjtë e forcave tona ushtarake e civile, të cilët këto ditë po përballen me përkushtim të lartë e profesionalizëm me vatrat agresive të zjarrit, që kanë ndezur Mesdheun e jo vetëm”, shprehet Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.