MV – Shpallet gjendje krize 30-ditore për shkak të zjarreve

SHKUP, 5 gusht /ATSH-MIA/ – Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli sot gjendje krize 30-ditore për shkak të paraqitjes së rritur të zjarreve dhe parandalimit të përhapjes së tyre.

Vendimi është me propozim të Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin në Sistemin e Krizave.

Anëtarët e këtij komiteti në mbledhjen që u mbajt dje në orët e pasdites e pranuan propozimin e grupit për vlerësimin e përcaktimit të ekzistencës së gjendjes së krizës në territorin e të gjithë shtetit për shkak të paraqitjes së shtuar të zjarreve.

Për vendimin do të njoftohet presidenti i vendit, Stevo Pendarovski dhe Parlamenti.

Ky komitet i propozoi presidentit të vendosë për pjesëmarrje të një pjese të ushtrisë në ballafaqimin me gjendjen e krizës.

Qeveria e detyron komitetin të përcaktojë persona për marrëdhëniet me opinionin publik, e cila në bazë ditore do ta njoftojë atë në lidhje me parandalimin dhe ballafaqimin me zjarret në territorin e vendit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.