MINSK – Bjellorusia mbyll kufirin me Lituaninë për ndalimin e kthimit të migrantëve

MINSK, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Bjellorusia planifikon të mbyllë pjesë të kufirit të vendit me Lituaninë në mënyrë që të ndalojë kthimin e migrantëve që kanë kaluar në Lituani.

Ky veprim vjen pasi Bjellorusia lejoi migrantët, kryesisht nga vendet e shkatërruara nga lufta, të hyjnë në Lituani, anëtare e Bashkimit Evropian, në atë që besohet të jetë një hakmarrje për sanksionet e vendosura ndaj Minskut nga blloku.

“Nga sot, askush nuk do të lejohet të kalojë kufirin nga asnjë anë, as nga jugu as nga perëndimi”, tha presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, sipas agjencisë shtetërore bjelloruse të lajmeve, Belta.

BE akuzon Bjellorusinë për lejimin e qëllimshëm të migrantëve drejt Bashkimit Evropian, pasi Lukashenko kërcënoi hapur se do të lejojë refugjatët nga vende të tilla si Siria, Iraku dhe Afganistani të hyjnë në bllok.

Disa qindra migrantë kanë hyrë në Lituani nga Bjellorusia javët e fundit.

Agjencia kufitare e BE Frontex ka dërguar personel shtesë në Lituani javët e fundit, në një përpjekje për të parandaluar kalimet e mëtejshme ilegale të kufirit.

Lituania është një nga mbështetëset kryesore lëvizjes bjelloruse për demokraci dhe ka qenë prej kohësh një strehë për figurat e opozitës së ish-republikës sovjetike./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.