Ministria e Mbrojtjes: Aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se sot në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive, 2 janë shuar tërësisht, ndërsa 1 vatër është izoluar.

Zjarri në Gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv dhe vazhdon operacioni sërish sot për shuarjen e vatrave.

Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Sot ka filluar operacioni për shuarjen e plotë të tij.

Vijon zjarri edhe në Fushë Arrëz. Në ndihmë të punonjësve vendorë ka shkuar edhe mbështetja me efektivë nga Forcat e Armatosura.

Në fshatin Lukan, në Dibër flakët momentalisht janë izoluar.

Në fshatrat e njësisë administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë. Operacioni po vijon për shuarjen përfundimtare të tyre.

Në fshatrat e njësisë administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qestorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Ka vijuar operacioni me të gjitha forcat operacionale.

Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Gadurovë – Selishtë, bashkia Mallakastër. Sot kanë filluar operacionin forcat në nivel qarku.

Është shuar zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Qafë-Murrë, bashkia Dibër si dhe në malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.