MILANO – Pas zjarreve, Italia përballet me përmbytje të mëdha

MILANO, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Pas disa javësh zjarre që përfshinë pyjet në jug të vendit, Italia tani po përballet me shira të dendur, përmbytje, përrenj balte dhe rrëshqitje toke në disa nga rajonet e saj veriore.

Në Lombardi, vendasit u përballën me rritjen e nivelit të ujit dhe vërshime balte, përfshirë përgjatë vijës bregdetare të Liqenit Como, që për pak kohë doli jashtë brigjeve duke përmbytur rrugët e Como-s.

Në Tirolin Jugor, shiu i fortë çoi në daljen e lumenjve nga brigjet e tyre, duke detyruar mbylljen e rrugëve për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Shërbimi italian i zjarrfikësve ka vendosur rreth 1.000 punonjës shpëtimi në zonat e prekura, sipas Mbrojtjes Civile dhe vendi, aktualisht, është në nivelin e dytë më të lartë të urgjencës, nga katër nivelet e alarmit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.