Kosovë, dy të vdekur dhe 195 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 5 gusht/ATSH/- Dy persona kanë vdekur dhe 195 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në 24 orët e fundit janë dhënë 9.537 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 469.857 doza të vaksinës.

Deri më sot 164.290 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 3.730 testime, 195 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.704. Në total numri i rasteve aktive është 1065.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.