COVID-19 – EMA dhe ECDC: Ende të nevojshme maskat ​​dhe distancimi

ROMË, 5 gusht /ATSH-ANSA/ – Agjensia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Qendrat Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) rekomanduan sot, në një shënim, vaksinimin e plotë për të gjithë qytetarët për të cilët është miratuar.

“Por derisa të imunizohen më shumë njerëz dhe me virusin ende në qarkullim, të gjithë duhet t’i përmbahen standardeve kombëtare dhe të vazhdojnë me masat mbrojtëse, siç janë maskat dhe distancimi, përfshirë ata që ka përfunduar ciklin e vaksinimit”, tha Mike Catchpole, kryeshkencëtari i ECDC.

“Nuk e kemi hedhur ende pas krahëve rrezikun”, shtoi ai.

Catchpole theksoi se po vihet re një rritje e numrit të rasteve COVID-19 në BE dhe vaksina mbetet opsioni më i mirë i mundshëm për të shmangur një rritje të rasteve të rënda dhe vdekjeve./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.