Ambasada e SHBA: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara në një reagim për mediet  shprehet sot se, lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA.

Ambasada e SHBA thekson se, “lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”.

Zyra e shtypit e Ambasadës amerikane në një reagim për RTSH shkruan se, “midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit e medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.