Xhaçka: Falenderojmë miqtë tanë europianë për ndihmën në luftën ndaj zjarreve

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, falënderoi sot vendet e Bashkimit Europian që ndihmuan Shqipërinë në luftën ndaj zjarreve të rëna ditët e fundit në vendin tonë.

Nëpërmjet një reagimi, Xhaçka u shpreh mirënjohëse ekuipazheve çekë dhe holandezë që do të na ndihmojnë të luftojmë zjarret e pyjeve që janë ndezur në vendin tonë.

Xhaçka theksoi se vetëm të bashkuar mund të fitojmë.

“Falenderojmë miqtë tanë europianë që na ndihmuan në orën tonë të nevojës. Ne i jemi mirënjohës ekuipazheve çekë dhe holandezë që do të na ndihmojnë të luftojmë zjarret e pyjeve që janë ndezur në vendin tonë. Vetëm të bashkuar mund të fitojmë”, u shpreh Xhaçka.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.