Viti shkollor, bashkia Korçë investime të reja në shkolla, kopshte e çerdhe

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Më shumë investime në shkolla për një standard cilësor në edukim.

Me fokus përmirësimin e standardeve infrastrukturore në sektorin arsimor, bashkia Korçë,  ka rritur investimet në shkolla, kopshte e çerdhe në zonën urbane dhe atë rurale.

Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, u shprehe se, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, kanë nisur zbatimin disa projekte të rëndësishme në rehabilitimin dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore në shkolla, kopshte dhe çerdhe në qytet dhe fshat.

“Aktualisht po punohet për riparimin e çatisë së shkollës 9-vjeçare “Xhavit Dishnica” në fshatin Dishnicë dhe parashikojmë punime në rreth 20 institucione arsimore dhe parashkollore në shkallë bashkie”, tha Filo.

Kryebashkiaku i Korçës theksoi se, investimet do të vazhdojmë me riparime, lyerje të brendshme dhe fasada në të gjitha institucionet arsimore të bashkisë Korçë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.