TOKIO 2020 – Luiza Gega renditet e 13-ta në garën 3000 m me pengesa

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Atletja shqiptare, Luiza Gega është renditur e 13-ta në finalen e garës së 3000 metra me pengesa në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Luiza Gega ka përfunduar garën në finalen e 3000 m me pengesa në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” me rezultatin 9:34:10.

Ky rezultat e rendit Luizën në vendin e 13-të nga 15 atlete që arritën të përfundojnë garën.

Komiteti Olimpik Shqiptar në një reagim pas garës thekson se, “ndonëse nuk performoi në kohën e saj më të mirë, kjo finale ishte një kujtim i bukur në historinë e atletikës shqiptare në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.