Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e mërkurë 4 gusht 2021

TIRANË, 4 gusht/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se i nxehti me origjinë afrikane do të vijojë edhe gjatë ditës së mërkurë.

Kështu moti do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare gjatë mesditës si dhe prani të grimcave të pluhurit e rërës në lartësi.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë me tendencë forcimi deri mesatare përgjatë bregdetit pasdite e në mbrëmje. Valëzimi i forcës 2.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/39 diell
Kukës 21/36 diell
Lezhë 20/39 diell
Dibër 18/35 diell
Durrës 23/38 diell
Tiranë 24/39 diell
Elbasan 22/40 diell
Berat 18/40 diell
Vlorë 24/38 diell
Korçë 21/36 diell
Gjirokastër 18/40 diell
Sarandë 21/36 diell

 

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version