Ndihma e BE-së për përballimin e zjarreve, Meta: Mirënjohje

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Presidenti Ilir Meta shprehu sot mirënjohjen për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike të Bashkimit Evropian me Shqipërinë.

“I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret”, tha Meta, ndërsa ndau foto nga helikopterët që do të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.

BE aktivizoi sot Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për Shqipërinë dhe vendet e rajonit në përballje me situatën e zjarreve.

2 helikopterë, 1 nga Holanda dhe 1 nga Çekia vijnë në ndihmë të Shqipërisë për shuarjen e zjarreve.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.