Agjencia Telegrafike Shqiptare

COVID-19 – Antitrupa sintetikë kundër varianteve

ROMË, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Të krijuar në kompjuter për të sulmuar variantet e virusit SarsCoV2, antitrupat sintetikë janë gjenerata e dytë e këtyre armëve të reja kundër COVID-19, pas antitrupave njerëzorë dhe para nanoantitrupave, sipas hulumtimit të sapopublikuar në “Journal of Molecular Biology”.

Për më tepër, këta antitrupa mbështeten në një platformë që mund të modifikohet lehtësisht për të luftuar sëmundje të tjera.

“Ato janë antitrupa sintetikë, shumë të fuqishëm, sepse janë ndërtuar falë inxhinierisë gjenetike”, tha gjenetisti Giuseppe Novelli, nga Universiteti i Romës “Tor Vergata” dhe një nga autorët e hulumtimit.

Antitrupat e rinj quhen “tetravalentë”, sepse kanë katër krahë (në vend të dy në rastin e antitrupave natyralë) me të cilët lidhen në më shumë pika të proteinës Spike, molekula me të cilën virusi sulmon qelizat njerëzore.

Ata mund të kufizojnë përparimin e sëmundjes gjatë infeksionit të hershëm, veçanërisht të shfaqjes së varianteve të reja që u shpëtojnë vaksinave./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version