TOKIO 2020 – Zverev fiton medaljen e artë në tenis

TOKIO, 3 gusht /ATSH-AA/ – Tenisti gjerman Alexander Zverev fitoi medaljen e artë në tenis për meshkuj në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 duke mposhtur Karen Khachanov-in nga Komiteti Olimpik i Rusisë.

Zverev fitoi finalen me rezultatin 6-3 dhe 6-1.

Tenisti i pestë në radhitjen botërore fitoi medaljen e tij të parë olimpike me këtë fitore.

Zverev, 24 vjeç, më parë eliminoi tenistin numër një Novak Gjokoviç me rezultatin 1-6, 6-3 dhe 6-1 dhe përfundoi ëndrrat e tij për “Golden Slam” në gjysmëfinale më 30 korrik.

Zverev nuk ka fituar ende ndonjë trofe Grand Slam, por arriti në finalen e tij të vetme në US Open 2020, ku humbi ndaj austriakut Dominic Thiem./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.