TOKIO 2020 – Pavarësisht rrëzimit, fiton medaljen e artë në 5 000 metra

TOKIO, 3 gusht /ATSH-DPA/ – Ylli holandez i atletikës, Sifan Hassan mori medaljen e artë në 5 000 metra për femra, në finalen e parë të saj të jashtëzakonshme në LO të Tokios.

Vetëm 12 orë pasi u fut edhe në gjysmëfinalen e 1 500 metrave, pavarësisht rënies, Hassan arriti ta mbarojë garën për 14 minuta 36 sekonda e 79 të qindtat.

Kampionia dy herë në fuqi e botës, Hellen Obiri mori medaljen e argjendtë dhe etiopiania Gudaf Tsegay fitoi të bronzit.

Hassan ka fituar edhe 1 500 dhe 10 000 metra në 2019.

Nëse ajo arrin në finalen e 1 500 metrave, normalisht ajo ka vrapuar 24,5 kilometra në këto lojëra me tri gara: 1 500 metra, dy në 5 000 metra dhe një 10 000 metra./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.