Kosovë, 110 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 3 gusht/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës.

Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.667 testime, 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.667.

Në total numri i rasteve aktive është 689.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.