BULLGARI – Sërish zjarre në jug për shkak të temperaturave të larta

SOFJE, 3 gusht /ATSH-DPA/ – Zjarre të fuqishme vazhdojnë të ndizen në Bullgari, në mes të temperaturave rreth 40 gradë Celsius dhe thatësirës.

Sot, u prek veçanërisht pjesa jugore e vendit dhe u shpall niveli i dytë më i lartë i alarmit.

“Zjarret u vunë nën kontroll, por ende nuk ka qenë e mundur të shuhen plotësisht”, raportuan mediet në Sofje.

Rreth 20 shtëpi të braktisura u dogjën në fshatin e largët Dolno Selo në jug.

Deri më tani nuk ka patur të lënduar.

Në zonën e Pernikut, zjarri shkatërroi rreth 100 hektarë pyje, shkurre dhe bar të thatë.

Meteorologët nuk presin që zjarret të qetësohen deri të premten në mbrëmje, ndërsa një zgjatje e re e motit të nxehtë pritet edhe javën e ardhshme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.