Braçe: Zjarri i vënë nga dora e njeriut, krim i rëndë dhe i ndëshkueshëm

TIRANË, 3 gusht/ATSH/- Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi sot se të gjitha vatrat e zjarrit që kanë përfshirë vendin tonë, janë të vëna qëllimisht nga dora e njeriut, ndërsa theksoi se zjarrvënia është një krim i rëndë dhe i ndëshkueshëm.

“Zjarri në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër është i vënë me dorë. Është një krim i rëndë dhe i ndëshkueshëm. Të gjitha zjarret në vend janë vënë nga njeriu që herë është bari, herë bujk, por në më të shumtën është kriminel, i qëllimtë deri në vrasje. Ai që ka vënë zjarrin në fshatin Asim Zeneli është vrasës pas ngjarjes tragjike”, tha ai.

Ai informoi se Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për zjarrvenie të qëllimtë në jug të vendit, ndërsa kërkoi nga autoritetet dënimin maksimal të zjarrvënësve.

Ndërkohë Braçe shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat e angazhuara në operacionet për shuarjen e zjarrit.

“Pafund mirënjohës për zjarrfikës, rojtarë të pyjeve, ushtarë e oficerë të Forcave të Armatosura, pilotë, punonjës të emergjencave civile, policë, vullnetarë. Punë pa çmim”, u shpreh Braçe.

Ndërsa theksoi se zjarrvënia është një krim i rëndë dhe i ndëshkueshëm.

“Zjarri në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër është i vënë me dorë. Është një krim i rëndë dhe i ndëshkueshëm. Të gjitha zjarret në vend janë vënë nga njeriu që herë është bari, herë bujk, por në më të shumtën është kriminel, i qëllimtë deri në vrasje. Ai që ka vënë zjarrin në fshatin Asim Zeneli është vrasës pas ngjarjes tragjike”, tha ai.

Ai informoi se Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimtë në jug të vendit, ndërsa kërkoi nga autoritetet dënimin maksimal të zjarrvënësve.

Ndërkohë Braçe shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat e angazhuara në operacionet për shuarjen e zjarrit.

“Pafund mirënjohës për zjarrfikës, rojtarë të pyjeve, ushtarë e oficerë të Forcave të Armatosura, pilotë, punonjës të emergjencave civile, policë, vullnetarë. Punë pa çmim”, u shpreh Braçe. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.