TOKIO 2020 – Atletika italiane hyn në histori, dy medalje ari në 100 metra dhe kërcim së larti

Italians Marcell Jacobs

TOKIO, 2 gusht /ATSH-ANSA/ – Dy medalje ari për 10 minuta për Italinë, gjatë garave të atletikës të zhvilluara dje.

Fillimisht, Gainmarco Tamberi fitoi në kërcim së larti medaljen e artë me 2,37 metra.

Më pas, Marcell Jacobs, fitoi garën simbol të olimpiadës, atë të 100 metrave me kohën 9’80”.

Asnjëherë në 125 vitet e Olimpiadës asnjë italian nuk kishte marrë pjesë në finalen e 100 metrave.

“Një kënaqësi e jashtëzakonshme”, deklaroi presidenti i Republikës, Sergio Mattarella.

”Jam krenar për ju”, deklaroi ndërkohë kryeministri Mario Draghi./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.