Siguria ushqimore, 167 kontrolle dhe 40 masa me paralajmërim

TIRANË 2 gusht /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer sot 167 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin.

AKU njofton se “gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 40 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për shkak se nuk është kryer rinovim i librezës shëndetësore të personelit, ambienti është i pasistemuar, përdoret ujë i paanalizuar dhe për mosrealizim të detyrave të lëna në inspektimet e mëparshme”.

Sipas AKU-së, “janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore”.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.