Sarandë, mbi 17.000 vaksinime antikovid të kryera në qendrën shëndetësore

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se, “vaksinimi antikovid në qendrën shëndetësore në Sarandë ka ecur me ritme shumë të mira, mbi 17.000 vaksinime janë kryer në këtë qendër”.

Duke u ndalur në procesin e vaksinimit, Manastirliu tha se, “ne jemi të angazhuar të vazhdojmë me vaksinimin e të gjithë qytetarëve +18 vjeç, duke ndalur fokusin tek ata të cilët janë më të rrezikuar +50 vjeç, por duke synuar edhe studentët të cilët duhet të jenë sa më të mbrojtur në auditore për vitin e ri akademik”.

Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.