IZRAEL – Rritet numri i pacientëve të sëmurë rëndë me COVID-19

TEL AVIV, 2 gusht /ATSH-DPA/ – Numri i pacientëve me COVID-19 të sëmurë rëndë në Izrael ka kaluar shifrën 200, për herë të parë që nga prilli.

“Janë 362 pacientë me koronavirus që po trajtohen në spital”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Prej tyre, 212 konsiderohen të sëmurë rëndë, me 37 në ventilatorë.

Në kulmin e pandemisë në Izrael, në janar, numri i të sëmurëve rëndë ishte rreth 1 200.

Numri i infeksioneve të reja të raportuara brenda një dite ka tejkaluar 2 000 për gjashtë ditë me rradhë.

Duke pasur parasysh infeksionet në rritje, javën e kaluar qeveria izraelite u bë e para në botë që filloi t’u sigurojë të gjithë personave mbi 60 vjeç një vaksinë të tretë përforcuese nga BioNTech/Pfizer, duke krijuar një precedent që po shqyrtohet nga vende të tjera.

Gati 58 për qind e 9,3 milionë izraelitëve janë plotësisht të vaksinuar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.